Vendos Federata e Spanjës, ndeshjet e Superkupës nuk zhvillohen në Arabinë Saudite

18:46 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Federata e Spanjës ka konfirmuar se ndeshjet e Superkupës nuk do zhvillohen muajin e ardhshëm në Arabinë Saudite, vend që u mbajtën vitin e kaluar.

Qytetet si Cordoba, Malaga dhe Sevilla me popullsinë më të madhe në regjion do t’i mbajnë ndeshjet në stadiumet e tyre, përcjellë lajmi.net.

Sot (e enjte) u hodh shorti që vendosi Barcelonën përball Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaon kundër Real Madridit.

Ndeshja e parë do zhvillohet me 13 janar, derisa një ditë më vonë ndeshja tjetër.

Finalja do zhvillohet në stadiumin e Sevillas me 17 janar 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme