Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur dje (e premtnte) ka shqyrtuar procedurat disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit.
Duke iu referuar raporteve zyrtare, Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime.
Zyrtari i Trepçës ’89, Arsim Islami është dënuar me ndalesë për ushtrimin e funksioneve në klub për dy ndeshjeve zyrtar epër shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Besës së Pejës.
Nga ana tjetër, klubi i Llapit është dënuar me një mijë euro për shkak se dy persona kanë kërcënuar gjyqtarët në ndeshjen ndaj FC Prishtinës, por edhe për mos respektimin e masave anti-COVID gjatë kësaj ndeshje.
Tutje, Argjend Malaj, futbollisti i Feronikelit pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Dritës dhe pas sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit, është pezulluar me tri ndeshje moslojë.
Më poshtë gjeni të gjitha vendimet që janë marrë dje (e premte):
“ARSIM ISLAMI; zyrtar i klubit të futbollit TREPÇA ‘89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 009898M78 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – BESA, e zhvilluar me datë 26.11.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ilir Mehmeti). Bazuar në nenin 42.1 pika e. të Rregullores disiplinore; DENOHET ; me ndalesë në ushtrimin e funksioneve në klub për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI 1932 – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Prishtinë. Raportet zyrtare dhe xhirimet televizive (para fillimit të ndeshjes dy persona të pa identifikuar kërcënojnë gjyqtarët e takimit, njëherësh gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk u respektuan masat anti-Covid 19; kishte numër të konsiderueshëm të spektatorëve në tribuna). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika d; të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
ARGJEND MALAJ ; lojtar I klubit të futbollit FERONIKELI me numër të ID kartelës ; 015416M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 8. Në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Raportet zyrtare (Kartoni kuq; minuta e 79; sjellje josportive – fyerje dhe ofendime të pa ndërprera drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika a. të Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FARUK DRAGUSHA; fizioterapeut i klubit të futbollit FLAMURTARI nga Prishtina me numër të ID kartelës; 005175M99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; hyrje në fushë pa leje të gjyqtarit për dhënie ndihmë lojtarit vendas, prej nga edhe konfrontohet me lojtarin mysafir). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së fizioterapeutit dhe funksioneve tjera në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SELAMI GASHI; lojtar i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës 00980M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 23, për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes i mllefosur manifeston veprim vandalist duke shkelmuar derën e garderobës). Bazuar në nenin 32 Paragrafi 1 – Në mungesë të deklaratës vetanake ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Selami Gashi lidhur me rastin. Afati datë 30.11.2020.
GENTIAN IBISHI ; lojtar i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës; 003785M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 30 , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; hyrje në fushë dhe konfrontim me fizioterapeutin e klubin nikoqir). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3: DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
HEBIB LECI; drejtor sportiv i klubit të futbollit DARDANA nga Kamenica me numër personal; 1005733886 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – DARDANA e zhvilluar me datë 26.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive. Raportet zyrtare (minuta 75 kartoni kuq; sjellje jo sportive; fyerje dhe tentim sulmi në asistentin e parë të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e funksioneve në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Hebib Leci lidhur me rastin. Afati datë 30.11.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi 27.11.2020, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 27.11.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetari Met Çeku”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?