Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 01.11.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
1.I ka miratuar Propozicionet e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22.
2.Ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e të hapet prej 20 deri më 30 Dhjetor 2021.
3.E ka miratuar kërkesën e përfaqësuesit të Kosovës, Alban Veseli për regjistrim të parë në këtë edicion garues. Regjistrimi do të jetë i vlefshëm nga data 15 Nëntor 2021.
4.E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën 01 Janar – 01 Tetor 2021.
5.E ka miratuar Raportin e Punës për Qendrën Nacionale të Basketbollit, projekt ky i sapo filluar nga FBK dhe i rëndësisë së veçantë.
6.E ka miratuar Raportin e Punës për gjashtë mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 të përgatitur nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n.
7.E ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu për emërimin e znj. Shemsije Stublla në pozitën e anëtares së Bordit të FBK-së.
8.E ka emëruar znj. Vlora Braha si Person Kontaktues për Integritet (Single Point of Contact for Integrity/SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
9.E ka miratuar kërkesën e Ligës UNIKE në lidhje me pagesat e dënimeve. FBK do të jetë garantuese e dënimeve të klubeve të FBK-së që garojnë në këtë ligë duke ua zbatuar ato në FBK.
10.E ka miratuar propozimin për fillimin e bashkëpunimit të FBK-së me Junior NBA në Kosovë.
Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist