Google ADS

“Vendim i vrazhdë” Edhe Kloppi e kritikon Chelsean për shkarkimin e Lampardit

15:11 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar Chelsean për, siç e ka quajtur ai, shkarkimin e vrazhdë të Frank Lampardit nga posti i trajnerit.

Legjenda e të kaltërve u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të hënën, 18 muaj pasi u emërua pas vendimit të klubit për t’i ndarë rrugët me Maurizio Sarrin.

Pavarësisht statutit të legjendës së klubit dhe golashënuesit më të mirë në historinë e Chelseat, Lampard nuk ishte imun ndaj stilit emëro-shkarko të pronarit Roman Abramovich.

Chelsea ishte lider i Premierligës në fillim të sezonit, por një ecuri e rezultateve të dobëta bëri që të bjerë në pozitën e nëntë dhe kjo e pati për pasojë shkarkimin e Lampardit.

Klopp beson se Lampardi kishte nevojë për më shumë kohë dhe e meritonte t’i ofrohej kohë për ta ndezur një skuadër me plot lojtarë të rinj që iu bashkua klubit në verë.

“Më duhet të them është vërtet e vështirë, të jem i sinqertë”, tha Klopp kur u pyet për shkarkimin e Lampardit.

“Mendoj se Chelsea bëri punë të mrekullueshme në tregun e transferimeve në verë, duke sjell lojtarë të mirë dhe gjëra të tillë kërkojnë kohë. Një vendim aq i shpejtë ishte i vrazhdë mendoj unë. Abramovich të japë disa mundësi, para, lojtarë dhe çfarëdo tjetër… por nuk është njeriu më i durueshëm në botë”, theksoi Klopp.

“Më vjen keq për Frankun, vërtet, sepse ai është trajner i ri dhe shumë, shumë i talentuar dhe ia uroj të gjitha të mirat. Jam i sigurt se ai do të jetë mirë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme