Vëllaznimi ka arritur të mposht skuadrën e Proton Cable Prizrenit me rezultat 86-70, në Gjakovë.
Kjo ishte fitorja e parë për gjakovarët pas tre humbjeve rresht, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje debutoi lojtari më i ri i Vëllaznimit, Daniel Lekndreaj i cili pati performancë fenomenale me 12 pikë e nëntë kërcime.
Ndërsa lojtari më i mirë për kuqezinjtë ishte i zakonshmi Sammuel Sessoms me 23 pikë.
Për mysafirët më i dalluari ishte Sills me 16 pikë.
Vëllaznimi me këtë fitore renditet në vendin e pestë me tetë fitore e nëntë humbje kurse Prizreni është aktualisht në vendin e gjashtë me pesë fitore e 12 humbje, por nëse Bashkimi shënon fitore ndaj Istogut, Prizreni do të rikthehet në vendin e shtatë.
Ndeshjen e ardhshme Vëllaznimi e luan në Mitrovicë ndaj Trepçës, kurse Prizreni luan derbin e qytetit ndaj Bashkimit./arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...