Skuadra e Vëllazinimit nga Gjakova është në top formë, gjakovarët kanë arritur fitoren e gjashtë me radhë në kuadër të xhiros së 10-të, në elitën e basketbollit kosovar ndaj Prizrenit me rezultat 97-93.
Kuqezinjtë gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, por që prizrenasit nuk lejonin shkëputjen e tyre, shkruan Arbresh.info.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 51-53, në të mirë të Vëllaznimit.
Teksa pas përfundimit të lojës rezultati në semafor shënonte 97-93, në anën e gjakovarëve.
Më i miri për Vllaznimin ishte i zakonshmi, Sammuel Sessoms me 33 pikë 10 asistime e 6 kërcime.
Kurse për Proton Cable Prizreni paraqitje fenomenal e Ty Cockfield me 32 pikë tre kërcime e gjashtë asistime nuk mjaftoi që të shmang humbjen e ekipit.
Me këtë fitore Vëllaznimi është i treti në tabelë me gjashtë fitore e katër humbje, teksa PCP Prizreni është në vendin e shtatë me dy fitore e shtatë humbje.
Vëllaznimi javën e ardhshme e pret liderin Trepça në “Shani Nushi”, kurse prizrenasit zhvillojnë derbin lokal ndaj Bashkimit./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit