Vëllaznimi rikthen Myreon Jones

17:39 | 23 Dhjetor 2024
D.H

Pas largimit të basketbollistit kryesor, Michael Nuga nga Vëllaznimi, gjakovarët kanë marrë masat dhe kanë rikthyer njërin prej lojtarëve më të mirë që ka djersitur fanellën kuqezi, sezonin e kaluar.

Bëhet fjalë për Myreon Jones, i cili është rikthyer sërish tëk gjakovarët, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me dëshirë të madhe ju njoftojmë se lojtari ynë i ‘huaj’ nga sezoni i kaluar, Myreon Jones do të jetë përsëri pjesë e skuadrës”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Vëllaznimit.

Aktualisht skuadra gjakovare po kalon në formë të mirë ku gjendet në pozitën e pestë në tabelë me gjashtë fitore e shtatë humbje, teksa është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Kupës ku ka eliminuar Golden Eagle Yllin./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme