Vëllaznimi ka arritur të rikthehet tek fitorja pas dy humbje radhazi në elitën e basketbollit kosovar.
Gjakovarët kanë arritur të mposhtin skuadrën e fundit në tabelë Istogun me rezultat 82-67, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje mungoi lojtar kryesor i Vëllaznimit, Sammuel Sessoms.
Lojtarët më të dalluar në këtë sfidë për kuqezinjtë ishin Burim Zekiqi me 19 pikë dhe Myreon Jones me 16 pikë.
Kurse tek Istogu u dallua Tyres Prince me 17 pikë dhe Halloway me 14 sosh.
Vëllaznimi me këtë fitore ka arritur fitoren e shtatë krahas gjashtë humbjeve, ndërsa për Istogun kjo është humbja e 12 në 13 ndeshje të luiajtura./Arbresh.info/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...