Vëllaznimi-Prishtina, finalja të dielën.
E diela e 27 majit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë festë futbolli, pasi do të zhvillohen ndeshjet finale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre ndeshjeve, sot, në selinë e FFK-së, Komisioni i Garave ka tërhequr shortin për skuadrat që do të jenë në cilësinë e vendasit.
“Kësisoj, në orën 13:00, do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Pra, Mitrovica (F) dhe Vëllaznimi (M) do të jenë skuadrat vendase.
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes
Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomandua...
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...