Vëllaznimi ka arritur një fitore dramatike në gjysmëfinale të Ligës Unike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76-75.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit, çereku i parë u mbyll baras 24-24, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e dytë Ylli e fitoi 17-15, kurse në çerekun e tretë Vëllaznimi e fitoi me katër pikë dallim, 18-14.
Çereku i katërt ishte dramatik ku patën avantazhin dy skuadrat. Por në aksionin e fundit të Vëllaznimit realizoi Jitoboh për ta fituar ndeshjen.
Më i dalluari në këtë triumf të Vëllaznimit ishte Anderson me 23 pikë. Hellens luajti me 19 pikë kurse Jitoboh pati 17 sosh.
Kurse për Yllin më i dalluari ishte Jan Palokaj me 18 pikë, lojë të mirë bëri edhe Lis Shoshi që pati 17 sosh.
Në finale Vëllaznimi do të luaj me fituesin e ndeshjes Prishtinë – Beslidhja./Arbresh.info
Raportohet për një aksident në Suharekë, vetura përfundon br...
NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake
PD kërkoi nisjen e hetimit administrativ, KQZ përgjigjet për...
Igli Tare ëndërron transferimin e Luka Modric tek Milani
Drenica shënon fitore në ndeshjen e parë finale të futsalit
Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vi...