Vëllaznimi ka arritur një fitore dramatike në gjysmëfinale të Ligës Unike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76-75.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit, çereku i parë u mbyll baras 24-24, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e dytë Ylli e fitoi 17-15, kurse në çerekun e tretë Vëllaznimi e fitoi me katër pikë dallim, 18-14.
Çereku i katërt ishte dramatik ku patën avantazhin dy skuadrat. Por në aksionin e fundit të Vëllaznimit realizoi Jitoboh për ta fituar ndeshjen.
Më i dalluari në këtë triumf të Vëllaznimit ishte Anderson me 23 pikë. Hellens luajti me 19 pikë kurse Jitoboh pati 17 sosh.
Kurse për Yllin më i dalluari ishte Jan Palokaj me 18 pikë, lojë të mirë bëri edhe Lis Shoshi që pati 17 sosh.
Në finale Vëllaznimi do të luaj me fituesin e ndeshjes Prishtinë – Beslidhja./Arbresh.info
Marrëveshjet për migrantët: Çka përfiton Kosova dhe pse krit...
Kosova i dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hy...
Zgjedhjet lokale, Elezi: Më 26 qershor hapet afati për dorëz...
Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm
Izraeli u bënë thirrje urgjente për evakuim iranianëve që je...
Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ 10 të vdekur dhe...