Menjëherë pas largimit të Arbin Rushitit, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit edhe me një basketbollist tjetër.
Bëhet fjalë për Visar Ejupin i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjakovare përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Një tjetër falenderim për kontributin e dhënë ndajmë për Visar Ejupin, i cili ishte pjesë e jona gjatë kësaj periudhe vjeshtore. I dëshirojmë suksese në vazhdim”, kanë shkruar kuqezinjtë.
Ejupi nuk ka arritur t’i bind gjakovarët të mbajnë në skuadër edhe për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit që vijnë nga muaji janar e tutje./Arbresh.info
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador