Xhiro 33 (e fundit) e Vala Superligës vazhdon sot me dy ndeshje tjera. Padyshim, vëmendja do të jetë në Gjakovë në sfidën Vëllaznimi – Gjilani.
Njëra prej këtyre dy ekipeve do të luajë në barazh. Vëllaznimit i duhet fitorja për t’iu shmangur barazhit, kurse Gjilanit i konvenon edhe barazimi.
Në Gjakovë ka mobilizim të madh për këtë duel, derisa shikueshmëria pritet të jetë madhështore.
Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet pa gola 0:0. Vëllaznimi ishte më kërkues në këtë pjesë, mirëpo goli mungoi.
Ndeshja në Gjakovë është ndërprerë në minutën e 90-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë nga tifozët.
Gjyqtari Genc Nuza i ka dërguar lojtarët në zhveshrore. Pritet zbrazja e stadiumit për tu luajtur edhe pesë minuta lojë shtesë. /arbresh.info/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë