Google ADS

Vëllaznimi e prezanton trajnerin kroat Franko Sterle

17:43 | 23 Gusht 2021
KRG

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi është bërë me trajner të ri i cili vjen nga Kroacia.

Skuadra nga Gjakova ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me trajnerin kroat Franko Sterle.

Sterle së fundmi ishte trajner i Bashkimit në Kosovë, ndërsa tani aventurën e tij do ta vazhdojë te kuqezinjtë. Ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë edhe ndihmës trajner i Zadarit në Kroaci.

“Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do të vazhdojë me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme