Problemet për Vëllaznimin nuk kanë të ndalur.
Skuadra gjakovare ra nga Superliga pas ndeshjes në barazh kundër Ferizajit ndërsa u mposht edhe në finale të Kupës nga Prishtina.
Vëllaznimi gjithashtu ka marrë edhe një dënim prej 1000 euro për sulmin ndaj futbollistit të Gjilanit, Betim Haxhimusa.
Ky është vendimi i Komisionit disiplinor të FFK-së
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0, e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve dhe ato shtesë të kërkuara nga ana e komisionit; pati hedhje të gjësendeve në fushë, shisheve të plastike PVC minuta e 88, prej nga goditet në kokë lojtari mysafir B. Haxhimusa dhe me këtë ndeshja ndërpritet për 17 – 20 minuta për t’u zbrazur stadiumi – vendim i gjyqtarëve)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.05.2018 , respektivisht nga data e pranimit të tij.
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...