Vëllaznimi ka arritur të fitojë derbin e Dukagjinit ndaj Pejës duke e mposhtur me rezultat 83 – 69, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Gjakovarët e nisën më mirë takimin ku pjesën e parë e mbyllën në epërsi prej 17 pikëve, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund të ndeshjes gjithçka se çfarë bën pejanët ishte ngushtimi i epërsisë në 14 pikë.
Më i dalluari në këtë takim ishte Hellens me 21 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Anderson që luajti me 17 sosh dhe Atik Koshi shtoi 15 tjera.
Për, Pejën, Tristan Ikpe pati 14 pikë teksa me pikë dyshifrore luajti edhe Galloway i cili shënoi 10 sosh dhe arriti nëntë kërcime.
Me këtë fitore, Vëllaznimi ka tetë fitore dhe shtatë humbje aq sa ka edhe Peja pas 15 ndeshjeve.
Sfidën e radhës gjakovarët e luajnë në udhëtim tek Bashkimi, kurse Peja e pret në shtëpi skuadrën tjetër nga Prizreni, Proton Cable./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...