Vëllaznimi ka arritur të shënoj fitore të madhe në Gjakovë duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 100-87.
Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, gjakavorët patën paraqitje fenomenale duke e dërguar epërsinë deri në 30 pikë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo kryeqytetasit e shkrinë në 13 këtë epërsi të gjakovarëve gjatë çerekut të fundit.
Dyshja e Vëllaznimit, Hellens dhe Jitoboh ishin vendimtarët në këtë fitore të ekipit të tyre, ku realizuan nga 20 pikë secili. Teksa lojë të mirë bëri edhe transferimi i ri, Myreon Jones që shtoi edhe 16 sosh.
Kurse tek Prishtina, lojë të mirë bën Tarrant që pati 29 pikë, tetë asistime e tri kërcime dhe Sirko që shtoi 16 tjera.
Pas kësaj fitore kuqezinjtë kanë shtatë fitore dhe po aq humbje dhe kalojnë në pozitën e pestë ndërsa Prishtina mbetet e gjashta me gjashtë fitore e tetë disfata./Arbresh.info
IKSHPK-ja rendit simptomat dhe jep këshilla për parandalimin...
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste