Vëllai i Mario Gotzes dëmtohet rëndë në kokë pas një dueli, dërgohet me urgjencë në spital

17:19 | 16 Gusht 2021
KRG

Vëllai i vogël i ish-futbollistit të Bajernit Mario Gotze, Felix ka pësuar një dëmtim të rëndë duke lënë fushën e lojës me barelë.

Pas një dyluftimi në ajër, 23-vjeçari u shtri në tokë dhe ishte e menjëhershëm ndërhyrja e mjekëve. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në sfidën midis Kaiserslautern dhe Viktoria Berlin në Ligën e tretë gjermane.

Gotze u zëvendësua menjëherë dhe la fushën e lojës me barelë, ku pas diagnostikimeve të detajuara, rezultoi se 23-vjeçari kishte pësuar frakturë në kokë. Një dëmtim i rëndë ky për vëllain e ish-futbollistit të Bajernit i cili nuk dihet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushe.

Skuadra e Kaiserslautern ka shkruar në Twitter se mbrojtësi tani është duke bërë më mirë, dhe se do ta mbajnë publikun të informuar për gjithçka që do të ndodhë. Klubi gjithashtu falënderoi të gjithë për mesazhat e tyre të drejtuara për Gotzen./GO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme