Vëllai i Lionel Messit tallet me Real Madridin (FOTO)

22:42 | 21 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona është në krye të La Ligas pasi “Blaugranët” kanë siguruar 15 pikë deri tani.

Rivali i tyre më i madh – Real Madridi është duke pasur një fillim të tmerrshëm në Ligë duke siguruar vetëm tetë pikë, transmeton portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ tani qëndrojnë në pozitën e tetë me vetëm shtatë pikë.

https://www.facebook.com/arbresh.info/photos/a.882707078461052.1073741828.841111159287311/1545225612209192/

Madrilenët ka humbur kundër Betisit mbrëmjen e kaluar dhe vëllai i Lionel Messit nuk ka mundur të fsheh gëzimin e tij për humbjen e Realit.

“Një mënyrë e mirë të shkosh për të fjetur”, ka shkruar Rodrigo Messi në llogarinë e tij në Instagram tek fotoja në momentin kur Sanabria shënon golin e fitores.

Sulmuesi i Real Betisit i siguroi tri pikë skuadrës së tij në udhëtim në Santiago Bernabeu me golin e realizuar me kokë gjatë minutës së fundit të kohës shtesë./arbresh.info/

Postimi nga vëllai i Lionel Messit në rrjetin social Instagram
Postimi nga vëllai i Lionel Messit në rrjetin social Instagram

Të ngjashme