Vitin tjetër, boksieri shqiptar Florian Marku do të zhvilloje një ndeshje në kryeqytetin europian të rinisë. Kryebashkiaku Veliaj e njoftoi këtë event ndërkohë që e përgëzoi për fitoren e pak ditëve më parë në Londër.
“Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenar.“Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covid-it. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet”, tha Veliaj.
Ndërsa, boksieri Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë.
“Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant”, u shpreh Mark Marku.
Na bëre të gjithëve krenar Kampion?!
Jam shumë i lumtur që munda ta uroj kampionin shqiptar, Florian Marku, për fitoren dhe mezi pres që vitin tjetër, kur Tirana merr titullin Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, të zhvillojmë një ndeshje spektakël për të gjithë shqiptarët❤️. pic.twitter.com/Fw3bAZP8p8
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) October 4, 2021
Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF.
Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Florian Marku ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën