Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh klubesh në Evropë.
Shumë skuadra gjigante kanë kthyer sytë te sulmuesi i Kosovës pas super performancave të tij gjatë ndeshjes me skuadrën e Fenerbahces në Turqi dhe në detyrë te skuadra kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi kosovar është në formë të lartë dhe ka arritur të gjej portën në dy ndeshjet skuadrës kombëtare në shtator – atë kundër Republikës Çeke javën e kaluar dhe Anglisë mbrëmjen e së martës.
25-vjeçari ka shënuar gjithashtu dy gola në Superligë të Turqisë brenda tri paraqitjeve te Fenerbahce pas transferimit këtë verë nga Rizespori.
Muriqi pritet të nis nga minuta e parë edhe ndeshjen e ardhshme të Fenerbahces si mysafirë në stadiumin “Bahcesehir Okullari Arena” kundër Alanyasporit.
Në këtë ndeshja, raporte të ndryshme pretendojnë se skautë nga klubet si Tottenhami, West Hami, Atletico Madridi, Valencia dhe AC Milani do të jenë të pranishme në tribuna me gjithë vëmendjen te futbollisti nga Prizreni./arbresh.info/
https://twitter.com/AdamSpor/status/1171859913217388544
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...