Google ADS

Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje te Fenerbahce

12:55 | 28 Nëntor 2019
Arbresh Info

Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës i është bashkuar në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm (e enjte) gjigantit turk pas qëndrimit të tij jashtë fushës qysh nga fillimi i këtij muaji, shkruan portali arbresh.info.

“Pyes vetën se kush është kthyer?”, shkruan klubi në postimin ku nuk shihet plotësisht fytyra e sulmuesit 25-vjeçar.

Lojtari nga Prizreni nuk arriti të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë këtij muaji.

Sidoqoftë, Muriqi ka arritur të lë pas problemet me lëndime dhe shpresojmë të gjej formën e mëparshme në ndeshjet e ardhshme të Superligës së Turqisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme