Vedat Muriqi nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës.
Sipas raporteve të fundit, njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës Çeke dhe atë tri ditë më vonë kundër Anglisë, shkruan portali arbresh.info.
Indeksonline raporton se problemi i tij me nyjë të këmbës, të pësuar gjatë detyrës me gjigantin turk Fenerbahce, është përkeqësuar dhe lojtari nuk do të jetë në gjendje të luaj.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për përfaqësuesen tonë marrë parasysh rëndësinë e madhe të dy ndeshjeve të ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Bernard Challandes mund të detyrohet të bëjë ndryshime të papritura në linjën frontale për të mbuluar mungesën e tij.
Sidoqoftë, ende nuk ka asgjë zyrtare apo ndonjë njoftim nga FFK rreth disponueshmërisë së lojtarit.
Kosova luan të enjten ndaj Republikës së Çekisë dhe të dielën në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...