Google ADS

Vedat Muriqi në garë për formacionin e sezonit në La Liga

13:01 | 3 Maj 2023
K.B

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është në garë për formacionin e sezonit në La Liga, pas shkëlqimit me fanellën e Mallorcës në sezonin aktual 2022/23.

Faqja zyrtare e La Liga-s ka njoftuar tifozët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale se ka hapur sondazhin për zgjedhjen e formacionit më të mirë të sezonit.

Pjesë e këtij sondazhi apo zgjedhjeve për “formacionin e sezonit” është edhe sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi.

Muriqi në këtë listë gjendet me yje të mëdhenj të sulmit si Karim Benzema dhe Robert Lewandowski.

Përveç tyre në këtë listë për fazën e sulmit gjenden edhe Iago Aspas, Ousmane Dembele, Borja Iglesias, Antoine Griezmann, Joselu, Raphinha, Enes Unal dhe Vinicius Jr./telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme