Vedat Muriqi mbetet në vëmendjen e mediave pasi këtë sezon ka shkëlqyer në kampionatin turk.
Sulmuesi i Kosovës ka arritur të realizojë 15 gola dhe ka bërë shtatë asistime në këtë sezon në superligën turke.
Tashmë raportohet se menaxheri i shtatgjatit, Haluk Canatar ka pasur një takim me zyrtarët e klubit të Fenerbahçes.
Te kjo e fundit, sipas përfaqësuesit të prizrenasit, ai është i interesuar të transferohet nëse do të mbetet në ligën elitare të Turqisë.
“Pos Fenerbahçes, në asnjë klub tjetër turk nuk dëshirojë të luajë. Nëse nuk do të realizohet transferimi, atëherë do të shqyrtojë ofertat e ardhura nga kampionatet tjera jashtë Turqisë”, mësohet t’i ketë thënë lojtari menaxherit, shkruan fotomac.
Kujtojmë se 25-vjeçari është edhe në radarin e klubit francez të Toulouset, të cilët kanë bërë ofertë konkrete në drejtim të Rizesporit.
Ndryshe, Muriqi karrierën futbollistike e ka filluar te Liria e Prizrenit dhe në të kaluarën ka luajtur në disa skuadra të Shqipërisë dhe Turqisë.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri