Vedat Muriqi kërkon falje për kartonin e kuq , Mallorca i del në përkrahje sulmuesit

18:44 | 11 Tetor 2022
K.B

Vedat Muriqi ka kërkuar falje të martën për kartonin e kuq që e mori në fund të ndeshjes me Elchen të hënën ku skuadra luajti baras 1-1.

Në këtë ndeshje, Muriqi humbi një penallti për Mallorcan, ndërkohë një tjetër e ktheu në gol.

“Edhe pse dje dhashë gjithçka në fushë, do të doja të kontribuoja shumë më tepër për ekipin tim. Ju kërkoj falje të gjithëve, nuk do të ndalem kurrë duke luftuar e luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë emblemë”, ka shkruar Muriqi në Twitter .

Muriqi u përjashtua me të kuq pas rishikimit të VAR-it, u shihej një zgjatje e shuplakës ndaj një futbollistit të Elches.

Edhe klubi sot gjatë ditës ka shkruar për Muriqin, duke i kërkuar të gëzohet. “Gëzohu, pirat”, ka shkruar faqja zyrtare e Mallorcaas duke e publikuar edhe një foto.

Muriqi këtë sezon është lojtari kryesor i Mallorcas, pasi ka katër gola deri më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme