Google ADS

Vedat Muriqi i lënduar, por vazhdon përkrahjen për Kosovën

11:19 | 14 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sulmuesi Vedat Muriqi ka bërë një postim së fundmi në rrjetet sociale, ku tregon për përkrahjen e tij për Përfaqësuesen e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Trajneri Bernard Challandes ka mungesa të mëdha për këtë ndeshje, ku njëra nga kryesoret është ajo e sulmuesit të Fenerbahces, Muriqi, i cili është i lënduar.

Megjithatë, shtatlarti prizrenas edhe përkundër lëndimit dëshiron t’ju qëndroj pranë bashkëlojtarëve duke i motivuar me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Të gjithë Kosova me juve. Forca Kosovë”, shkruan në postimin e Muriqit në ‘instastory’.

Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme