Google ADS

Vedat Muriqi i kryen edhe testet mjekësore

20:13 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është gati për edicionin e ri.

Vetëm një ditë pasi në rrjetet sociale bëri të ditur se do të qëndrojë edhe më tutje të skuadra aktuale Çaykur Rizespor, ai dhe shokët e tij sot u janë nënshtruar testeve mjekësore para fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri.

Futbollistët e klubit elitar turk ishin sot të pranishëm në spitalin ‘Acibadem Kadikoy’ për t’i kryer testet mjekësore.

Testet e gjakut, ortopedisë, kontrolli i syve dhe testet kardiake ishin në agjendën e kontrolleve të sotme.

Pavarësisht se Muriqi ka qenë i lidhur me një largim nga Rizespor që prej përfundimit të edicionit të kaluar, Muriqi ka vendosur ta respektojë kontratën me klubin.

Sulmuesi i Kosovës ka kontratë me Rizeporin deri në qershor të vitit 2020. Bashkë me të, në skuadrën turke do të jetë edhe portieri Samir Ujkani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme