Google ADS

Vedat Muriqi drejtuar fansit të tij: Faleminderit që më mbështet, por jam i vdekur moralisht

10:55 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Lazio u mposht mbrëmë nga Juventusi në shtëpi me rezultat 2-0, me dy golat e shënuar nga Leonardo Bonucci nga pika e bardhë.

Në këtë përballje, për më shumë se 30 minuta u aktivizua edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë donjë shenjë.

Një tifoz i Lazios shkroi në “Twitter” se nuk funksionoi, teksa etiketoi edhe Muriqin.

Ndërsa nuk mungoi as përgjigja e sulmuesit prizrenas, i cili tha se është pothuajse i vdekur moralisht.

“Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje vëllai im, pirati juaj është pothuajse i vdekur (mendërisht)”, shkroi Muriqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme