Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të në pikëpyetje të ardhmen e tij te Mallorca apo do të largohet.
Sulmuesi kosovar ka dy vite që është pjesë e klubit spanjoll dhe ka shkëlqyer duke qenë lider i kësaj skuadre.
Megjithatë në mediat spanjolle burojnë shumë lajme sa i përket të ardhmes së tij duke u lidhur me klube të ndryshme.
Real Betisi është skuadra e radhës që është futur në garë për transferimin e sulmuesit kosovar.
29-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Betis, Manuel Pellegrini i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e kosovarit në janar, në mënyrë që ta ketë një armë shtesë në repartin ofensivë.
Edhe pse prizrenasi vlerësohet shumë nga Mallorca, një ofertë prej 20 milionë euro mund ta bëjë skuadrën ishullore që ta lejojnë largimin e tij./telegrafi
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...