Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian Palmas kanë vdekur pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin të dielën në shtetin verior të Brazilit, Tocantinas, ka njoftuar klubi.
Aksidenti ndodhi kur aeroplani i tyre ra papritmas në tokë në fund të pistës, menjëherë pasi ishte ngritur.
Lojtarët po udhëtonin drejt Goiania, në rajonin qendror të vendit, për një ndeshje kundër klubit Vila Nova.
Sipas mediave braziliane, katër lojtarët që humbën jetën po udhëtonin me aeroplan privat për shkak se kishin dalë pozitivë në testin për COVID-19, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishte udhëtuar me aeroplan komercial.
Viktimat janë identifikuar si presidenti Lucas Meira dhe lojtarët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, si dhe piloti.
Nuk ka asnjë të mbijetuar, njofton klubi.
Palmas u themelua në vitin 1997 dhe bën gara në kategorinë e katërt të futbollit brazilian.
Shkaktari i aksidentit nuk është bërë i ditur akoma.
Aeroplani me dy motorë i tipi Baron kishte kapacitet për gjashtë udhëtarë. Aeroplani ishte përfshirë plotësisht nga zjarri kur zjarrfikësit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes. Thuhet se të paktën dy shpërthime janë regjistruar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...