Vdes snowboardistja zvicerane, u zu nga orteku

11:43 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Snowboardistja olimpike Sophie Hediger ka vdekur pasi është goditur nga një ortek dëbore në Zvicër, ka thënë Federata e Skijimit të vendit.

Sipas mediave të huaja, Hediger, 26 vjeçe dhe një anëtare e ekipit zviceran të snowboard cross në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ishte në vendpushimin malor të Arosa kur incidenti ndodhi të hënën.

Hediger garoi në Lojërat e Pekinit në snowboard cross për femra dhe në versionin e përzier të ekipit të së njëjtit organizim.

Ajo arriti dy pikat e saj të para në podium në Kupën e Botës në sezonin 2023-24. Rezultati i saj më i mirë ishte një vend i dytë në St Moritz në janar.

“Jemi të tronditur dhe mendimet tona janë me familjen e Sophie, të cilës i shprehim ngushëllimet tona më të thella,” tha në një deklaratë CEO i Swiss-Ski Walter Reusser.

Reusser shtoi se Hediger u rrit në Horgen, një qytet rreth 20 minuta me makinë nga Cyrihu dhe kaloi shumë kohë në Arosa.

Ai tha se ajo humbi jetën “tragjikisht, brutalisht dhe shumë shpejt”./A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme