Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, për javën e 16-të të La Ligas është ndërprerë pas 17 minutave për shkak të vdekjes së një tifozi në tribuna.
Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak.
Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte për t’u dërguar në spital.
Deri në ato momente ndeshja ishte me rezultatin 1-0 në favor të Bilbaos, me golin e realizuar nga Inaki Williams në minutën e 6-të, por pas ngjarjes tragjike të ndodhur në stadium u vendos që ajo të zhvillohet një ditë tjetër./ss
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...