Google ADS

Vdes nëna e Pep Guardiolas nga koronavirusi

16:26 | 6 Prill 2020
Arbresh Info

Nëna e Pep Guardiolas, Dolors Sala Carrio është personi i radhës që ka vdekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Manchester City-t, përmes një postimi në Twitter, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/ManCity/status/1247162431467483136

“Familja e Manchester City-t janë të shkatërruar nga raportet e vdekjes së nënës së Pep, Dolors Sala Carrio në Manresa, Barcelonë, pasi kishte kontakt me koronavirusin. Ishte 82-vjeçare”.

“Të gjithë që janë të lidhur me klubin dërgojnë simpatitë e tyre më të përzemërt në këtë kohë shqetësuese për Pep, familjen e tij dhe të gjithë miqtë”, ishte njoftimi i gjigantit anglez.

Pandemia e Covid-19 vazhdon të kaplojë tërë globin derisa ka mbytur mbi 70 mijë persona./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme