Vdes në moshën 93-vjeçare ish-trajner i 55 ekipeve

15:22 | 15 Shtator 2019
L G

Trajneri Rudi Gutendorf, i cili e mban Rekordin Botëror të Ginisit për udhëheqjen e 55 ekipeve në 32 vende në pesë kontinente, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Karriera prej trajneri e Gutendorf zgjati gjysmë shekulli, përfshirë në ekipet e ligës elitare gjermane, vendlindjen e tij, dhe 18 ekipe kombëtare përfshirë Australinë, Kinën dhe Fixhin.

Rudi i palodhshëm” e nisi karrierën e trajnerit me klubin suedez Blue Stars në Cyrih në vitet 1950-ta, ndërsa puna e fundit e tij në karrierën e trajnerit ishte me Samoa në vitin 2003.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch, e ka quajtur atë ambasador të shkëlqyer të futbollit gjerman.

Rudi Gutendorf

“Ne e kemi humbur dike i cili na ka pasuruar neve me zemrën e tij të madhe dhe pasivitetin e përditshëm”, ka thënë familja e tij. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme