Vdes në moshën 84 vjeçare ish trajneri i Italisë

12:42 | 31 Janar 2018
Arbresh Info

Azeglio Vicini, i cili dërgoi Italinë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 1990, ka ndërruar jetë.

Ish trajneri i Italisë, Azeglio Vicini, ka vdekur në moshën në 84 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/azzurri/status/958626333730443264

Vincini dërgoi Italinë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1990, por “Azzurrët” ishin mposhtur nga Argjentina.

Ai ishte zëvendësuar nga Arrigo Saachi pas dështimit të Italisë për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 1992.

Pas kohës së kaluar pa trofe te Cesena dhe Udinese, Vicini u pensionua në vitin 1994 para se të marr rolin e drejtorit në sektorin teknik të Federatës së Futbollit të Italisë, një pozitë në të cilën qëndroi deri në vitin 2010./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme