Google ADS

Vdes Lennard Johansson, themeluesi i Ligës së Kampionëve

09:25 | 5 Qershor 2019
Arbresh Info

Ish presidenti i UEFA-së, Lennart Johansson ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Suedezi luftoi shkurt me një sëmundje dhe raportohet të ketë vdekur në gjumë të martën më 4 qershor, transmeton portali arbresh.info.

Deklarata nga Federata e Futbollit të Suedisë:

“Futbolli suedez është në dhimbje. Lennart Johansson, lideri jonë më i madh i të gjitha kohërave në futbollit ndërkombëtar, ka vdekur”

“Ai vdiq në gjumë mbrëmjen e 4 qershorit pas një sëmundje të shkurtër në moshën 89-vjeçare”

Johansson ishte presidenti i pestë i UEFA-së dhe mori detyrën nga viti 1990-2007 para se të zëvendësohej nga francezi Michel Platini.

Ish presidenti i UEFA-së njihet më shumë për themelimin e Ligës së Kampionëve në vitin 1992./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme