Google ADS

Vdes ish-lojtari i Anglisë

11:02 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Aston Villas dhe trajneri i Tottenhamit, Ugo Ehiogu, ka vdekur në moshën 44-vjeçare.

44-vjeçari anglez ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së ditës të djeshme(enjte).

Është vet klubi i Tottenhami që ka konfirmuar sot se Ehiogu ka vdekur nga sulmi në zemër në qendrën stërvitore të klubit.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Ugo Ehiogu, trajnerit tonë të ekipit U-23”, thuhet në njoftimin e klubit.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/855330294689275904

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme