Roma është në zi, pasi që sulmuesi i tyre Dino Da Costa ka ndërruar jetë sot në moshën 89 vjeçare. Ai është golashënuesi i tetë më i mirë i të gjitha kohërave te Roma
Da Costa ka lindur në Brazil, por ai e mori nënshtetësinë italiane pasi që migroi në Itali më 1955.
Ai ka kaluar pesë vite me Giallorossi, por ka luajtur edhe për Fiorentinan, Atalantan, Juventusin, Hellas Veronen dhe Ascoli para se të pensionohej më 1968.
Da Costa ka shënuar 106 gola në 281 paraqitje në Serie A gjatë karrierës së tij, si dhe pesë gola në 31 paraqitje në Serie B.
Ai ka gjetur 75 herë rrjetën për Romën me të cilën luajtur, nga të cilat 71 gola në Serie A, duke e vendosur atë si gola shënuesin e tetë më të mirë të skuadrës nga kryeqyteti italian. /GazetaExpress/
Rest in peace Dino Da Costa, one of the greatest goalscorers in the club’s history.
Our thoughts are with his family and friends. ??❤️ #ASRoma pic.twitter.com/pgG0jnWLVA
— AS Roma English (@ASRomaEN) November 10, 2020
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë