Klubi i Vëllaznimit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e ish-futbollistit, Flamur Vala.
“Me rastin e vdekjes së Flamur Valës, futbollist dhe trajner shumëvjeçar i të dy klubeve gjakovare – Vëllaznimi e Gjakova, Klubi i Futbollit “Vëllaznimi” me te gjithë anëtarët e vetë, u shprehin ngushëllimet te sinqerta familjes Vala dhe tërë komunitetit sportiv, përkatësisht atij futbollistik, jo vetëm gjakovar”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
“Flamur Vala, me veprimtarinë e tij si futbollist (portier) dhe si trajner futbolli, me punën dhe sukseset e tij, ka lënë gjurmë të pashlyera në klubet gjakovare, por edhe futbollin kosovar dhe si i tillë do të kujtohet gjithnjë me pietet”, shkruhet ndër të tjera njoftimin e Vëllaznimit.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot