Një ceremoni e madhe do të organizohet më 24 shkurt në Stapls Center në Los Angles Lakers, për të bërë homazhe për nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, të cilët humbën jetën pas një aksidenti tragjik me helikoper më 24 janar.
Janë mediet amerikane që raportojnë për organizimin e kësaj ceremonie në kujtim të yllit të basketbollit, që bëri shumë njerëz nëpër botë të admirojnë këtë sport.
Lakers, klubi ku ka luajtur Kobe Bryant për 20 vjet, dhe zyra e kryetarit të Los Anxhelos, Eric Garcetti, ende nuk kanë bërë asnjë konfirmim rreth kësaj ngjarje.
Data e 24 shkurtit, ka një simbolik, me Kobe Bryant që ka veshur fanellën me numër 24 në pjesën më të madhe të karrierës, dhe Gianas, e cila te skuadra e Mamba ka mbajtur fanellën me numër 2.
Kobe Bryant cilësohet në mesin e basketbollistëve më të mirë në histori të NBA, me pesë tituj të fituar në fanellën e LA Lakers.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...