Vdekja e Fadil Vokrrit, klubi i madh turk me telegram ngushëllimi

12:41 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Fadil Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) në moshën 57 vjeçare.

Vdekja e parakohshme e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ka tronditur të gjithë opinion e gjerë, shkruan portali arbresh.info.Klubi i madh turk, Fenerbahce, ku Vokrri shpenzoi dy sezone gjatë karrierë së tij të shquar, i ka dërguar telegram ngushëllimi popullit tonë.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92”.

“Ne ndjemë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës”, shkruan Fenerbahce.

Vokrri nuk arriti t’i mbijetoj sulmit të papritur në zemër./arbresh.info/

https://twitter.com/Fenerbahce_EN/status/1005388094365949952

https://www.facebook.com/Fenerbahce/posts/1889560527769116 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme