Google ADS

Vazquez paralajmëron Barcelonën: Kur të rikthehet futbolli, do të fitojmë La Ligan

19:02 | 2 Maj 2020
A. B.

Lucas Vazquez beson se Real Madridi do të fitojë titullin e La Liga-s në këtë edicion, që aktualisht është i ndërprerë nga coronavirusi.

Barcelona është aktualisht lider i ligës spanjolle me 58 pikë, derisa Los Blancos qëndrojnë mbrapa në vetëm dy pikë.

“Të gjithë lojtarët e Real Madridi janë profesionist”, ka thënë Vazquez për Movistar.

“Jemi duke e menaxhuar karantinën në mënyrën e duhur, po stërvitemi shumë dhe kur të rikthehemi, do të fitojmë La Ligan”, ka shtuar më tej ai.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka përparësi, pasi në rast se ata mbesin me pikë të barabarta, Real Madridi ka barazuar në Camp Nou, ndërsa ka fituar 2-0 në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë, derisa thuhet se fundi i majit mund të jetë vendimtar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme