Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka reaguar pasi Robert Lewandowski tha publikisht se dëshiron të largohet nga ‘Allianz Arena’.
Sulmuesi polak ka njoftuar synimin e tij për t’u larguar nga bavarezët, por presidenti i klubit ende pret që ai të qëndrojë në ‘Allianz Arena’.
Hainer, thotë se ai është i bindur se Lewandowski nuk do të largohet këtë verë, pavarësisht thashethemeve të forta që e lidhin sulmuesin me Barcelonën.
Polaku konfirmoi se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij me Bayernin, duke ndezur spekulime intensive për të ardhmen e tij.
33-vjeçari në grumbullimin e tij me kombëtare tha se “historia e tij në Bayern ka përfunduar”, me Barçën që tani thuhet se po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e tij, por Hainer ende pret që ai të respektojë kontratën e tij që është edhe këtë sezon.
“Isha pak i befasuar që Roberti zgjodhi të dilte publikisht, nuk do ta kisha bërë po të isha në vend të tij.
Bayerni është një klub që i trajton shumë mirë lojtarët e tij, që bën gjithçka për t’i mundësuar ata të performojnë më të mirën e tyre. Dhe më duhet të them, vlerësimi nuk është një rrugë njëkahëshe”, tha presidenti.
Hainer thotë se Bayern nuk ka asnjë arsye për të shitur Lewandowski këtë verë dhe ai nuk shqetësohet se sulmuesi mund të joshet nga një lëvizje te ndonjë klub tjetër.
“Ne jemi në pozitën me fat që nuk kemi ndonjë vështirësi financiare. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë dhe Roberti është një nga më të mirët.
Kjo është arsyeja pse unë kam besim se ai do të jetë përsëri me ne sezonin e ardhshëm. Robert është një profesionist i plotë, ai dëshiron të luajë futboll”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...