Skuadra turke Konyaspor është shndërruar në një vatër të futbollistëve shqiptarë.
Aktualisht tek kjo skuadër ndodhen plot katër futbollistë shqiptarë të cilët luajnë rol kryesor.
Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi, Endri Çekici dhe Erdon Daci janë futbollistët shqiptarë pjesë e Konyasporit.
Klubi turk ka triumfuar 3-1 në një ndeshje miqësore ndaj Alanyaspor, ku shkëlqyen dyshja shqiptare Bytyqi-Cikalleshi.
Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte fantastik si gjithnjë me asistimet e tij, ku në këtë takim kontribuoi me dy sosh.
Ndërkohë reprezentuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi arriti të realizonte gol në këtë takim.
Konyaspor ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë për edicionin e ardhshëm dhe qëllimi është të kap garat evropiane. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...