Google ADS

Vazhdon shkëlqimi i Albion Rrahmanit në Ligën e Konferencës

07:11 | 19 Gusht 2022
K.B

Ballkani ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Shkupit me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt fazë së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.

Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica i shënuan golat në këtë ndeshje për Ballkanin, ndërsa Sunday Adetunji shënoi për Shkupin.

Sulmuesi llapjanas i Ballkanit ka vazhduar me formën e mirë në Ligën e Konferencës, pasi që arritur ta gjejë golin për herë të shtatë.

Askush nuk ka shënuar më shumë se ai në këtë garë.

Budu Zivzivadze i MOL Fehervar është pas tij me gjashtë gola në këtë garë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme