Google ADS

Vazhdon rekordi i padëshiruar i Manuel Neuer

19:52 | 3 Nëntor 2018
Arbresh Info

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka pranuar një gol në çdo tetë gjuajtjet e fundit brenda portës me të cilat është përballur.

Katër fitoret rresht të Bayern Munichut përfunduan pasditen e sotme (e shtunë) nga Freiburgu, por rekordi i padëshiruar vazhdoi për portierin Manuel Neuer, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Ronaldo pritet me shumë ngrohtësi në Bernabeu

Me golin e shënuar në minutën e 89′, Lucas Holer barazoi shifrat në Allianz Arena duke i siguruar Freiburgut një barazim me rezultat 1 me 1 dhe kjo do të thotë se Neuer tani ka pranuar tetë gola nga tetë goditjet e fundit në shënjestër me të cilët është përballur në Bundesliga.

Reprezentuesi gjerman nuk ishte ndihmuar nga dyshje në qendër të mbrojtjes, Niklas Sule dhe Jerome Boateng, të cilët u tërhoqën dhe i lejuan Holerit të depërtoj mes tyre duke hedhur kështu poshtë golin e epërisë nga Serge Gnabry.

Lexo edhe: Zbulohet pse Nemanja Matic nuk e kishte të vendosur në fanellë lulekuqen

Pozita e trajnerit Niko Kovac duket se do të shqyrtohet si rezultat i kësaj për shkak se Bayern Munichu tani është katër pikë prapa liderit të tabelës – Borussia Dortmundit, me të cilin ata do të përballen vikendin e ardhshëm në Signal Iduna Park./arbresh.info/

https://twitter.com/OptaFranz/status/1058761132419231744

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme