“Zonja e Vjetër” ka vazhduar me rekordin e saj të frikshëm me fitore daj Chievos.
Juventusi ka fituar me rezultat të thellë 3 me 0 ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të Serie A këtë sezon kundër Chievos, shkruan portali arbresh.info.
Pas autogolit nga futbollisti kosovar Përparim Hetemaj në minutën e 17′, kampioni në fuqi i Italisë shënoi dy gola të tjera në takimin e zhvilluar në Juventuz Allianz Stadium.
Sulmuesi Gonazalo Higuain dyfishoi rezultatin në minutën e 58′, por gjithçka u përmbyll nga bashkëlojtari i tij argjentinas Paulo Dybala në minutën e 83′.
Skuadra e Max Allegrit tani ka regjistruar fitoren e dhjetë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e zhvilluar ndërmjet dy skuadrave duke mos humbur që nga viti 2010.
Pas fitores së tretë radhazi në ligë, “Zonja e Vjetër” qëndron tani në pozitën e parë me nëntë pikë, ndërsa Cheivo qëndron në pozitën e njëmbëdhjetë me vetëm tre pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/8wl23
https://streamable.com/dzbi3
https://streamable.com/oec9m
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...
ZYRTARE: FC Feronikeli 74 tërhiqet nga garat
Kurti në Zvicër, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kos...