Sigal Prishtina vazhdon të njohë vetëm fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Në këtë xhiro bardhekaltrit kanë fituar si mysafirë të Rahovecit (71-84) në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit e nisi më mirë sfidën duke i shënuar katër pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (19:15).
Mirëpo, mysafirët përmbysën gjithçka në dhjetëminutëshin e dytë (9:28) dhe shkuan në pushim me 15 pikë epërsi (28-43).
‘Vreshtarët’ nuk u dorëzuan dhe u angazhuan në çerekun e tretë, në të cilin shënuan një pikë më shumë se kundërshtari (19:18).
Vendasit bënë përpjekje që t’i ndryshonin gjërat në pjesëlojën e fundit duke bërë një seri shumë të suksesshme në minutat e para.
Mirëpo, edhe pse e fituan këtë dhjetëminutësh (24:23) nuk ia dolën që ta ndërprisnin serinë e fitoreve të kryeqytetasve, të cilët fituan me 13 pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e 21-të e Sigal Prishtinës nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar dhe vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm në tabelë me 42 pikë.
Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e 10-të e Rahovecit që numëron 11 fitore dhe pozicionohet në vend të katërt në tabelë me 32 pikë nga 21 xhiro të zhvilluara deri më tani.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës