Google ADS

Vazhdon ‘operacioni’ i largimeve, Real-i synon edhe katër shitje nga ekipi i parë

23:24 | 8 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i planifikon t’i shesë edhe katër lojtarë në katër javët e ardhshme para se të mbyllet afati veror.

Gjatë javës së kaluar, “Mbretërit” shiten James Rodriguez-in të Evertoni-i, ndërsa huazuan Dani Ceballos të Arsenal-i dhe Oscar Rodriguez të Sevilla.

Brahim Diaz-i u huazua të AC Milan-i, kurse Jesus Vallejo të Granada, derisa muajin e kaluar shitën Achraf Hakimi-n dhe Javi Sanchez-in.

Pavarësisht këtyre shitjeve, “Los Blancos” nuk e kanë plan të ndalen dhe sipas Marca edhe katër yje të tjerë janë në listën e largimeve.

Problemi kryesor mbetet të Gareth Bale, për të cilin nuk ka skuadra të interesuara shkaku i pagesës së lartë.

Sergio Reguilon është ofruar të Manchester United-i, të cilët janë duke e konsideruar si opsion mjaftë serioz.

Ndërsa, së shpejti mund të largohen dy sulmuesit Borja Mayoral dhe Brahim Diaz./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme